LAJMI I FUNDIT:

A mund të përdoret majoneza si balsam/kondicioner për flokë?

A mund të përdoret majoneza si balsam/kondicioner për flokë?

Lexoni një truk të çuditshëm bukurie, por që ka efekt. Provo majonezën!

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Gjatë tërë kohës dëgjojmë këshilla nga më të ndryshmet. Këshillohemi se çfarë duhet të bëjmë e çfarë jo, në mënyrë që të kursejmë para, humbim peshë, të dukemi më të bukur, më të rinj…Në momentin kur dëgjojmë truke të veçanta, shpesh herë pa e vërtetuar saktësinë e informacionit, e shpërndajmë tek të tjerët. Ja një truk i çuditshëm, por mos e humbisni…


Maskë për flokë të thatë

Këshillë e çuditshme: Kam dëgjuar që majoneza është balsam/kondicioner shumë i dobishëm për flokë. A është zgjidhje maska me bazë majoneze?

Eksperti përgjigjet: Duke i vlerësuar shumë produkte të mira që gjenden sot në treg, pse të ketë nevojë dikush të përdorë majonezë në flokë?! Për shkak të yndyrës, majoneza, mund t’i hidratojë fijet e dëmtuara të flokëve duke i mbështjell ato me vaj. Mirëpo, efekti zhduket shpejt dhe, larja është e vështirë.

Ka mendime kontradiktore sa i përket përdorimit të majonezës, por nëse dëshironi të përdorni produkte shtëpiake për flokë, atëherë ndani përbërësi e majonezës dhe zgjidhni ato nga më cilësoret. Pra, mos blini majonezë të gatshme me përbërës jo shumë të efektshëm.

Se si bëhet një aplikim i tillë, përcillni ilustrimin në youtube dhe, pastaj lexoni shembujt e mëposhtëm:

1. Spërkatni flokët pak me ujë, në mënyrë që majoneza të shpërndahet më mirë;
2. Aplikoni një sasi të majonezës nëpër vende të ndryshme. Varësisht nga gjatësia dhe dendësia e flokëve përdorni sasinë e duhur;
3. Pas aplikimit, mbuloni flokët dhe prisni më shumë se 30 min;
4. Lani flokët dhe përdorni kondicioner. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri

Për nënat
Kalo në kategori