Të kesh një kafshë shtëpiake, nënkupton një angazhim që zgjat gjatë gjithë jetës e që vjen nga marrëdhënia më e afërt miqësore që mund të kesh ndonjëherë, e cila bazohet në dhembshuri dhe dashuri.

A jetoni me një “mik besnik”? Nëse përgjigjja juaj është po, do të doja t’ju përgëzoja për faktin se e kuptuat atë që doja të thosha. Për këtë arsye, ju lutem të mos lejoni që kjo miqësi t’i nënshtrohet rreziqeve shëndetësore që vijnë nga mungesa e informacionit apo neglizhenca, thotë Guven Guneren DVM. Ph.D.

Edhe ju duhet të ndërmerrni rolin udhëheqës në prezantimin e kësaj kulture të kafshëve shtëpiake, e njëjtë me shtyllat e tjera të jetesës perëndimore, ashtu si dhe funksionimi i demokracisë.

Çfarë duhet të bëjmë që të ndihmojmë në këtë mision? Pronarët e huaj të kafshëve shtëpiake janë gjithashtu në grupin e “viktimave” me një kafshë të vaksinuar/të përgatitur sipas standardeve të vendit të origjinës, të cilët, në njëfarë mënyre, hyjnë në “grupin e të rrezikuarve”.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, janë edhe “qentë e pastrehë”, që përbëjnë faktorin më të rrezikshëm për shëndetin e kafshëve shtëpiake. Çështja e qenve të pastrehë ka qenë një nga çështjet “gjakderdhëse” në fushën e veterinarisë.

A është kafsha e tij shtëpiake e mbrojtur ndaj parazitëve endemikë dhe protozoarëve? Për shembull, ndaj një zoonoze, siç është leshmanjoza?! Kjo është një sëmundje protozoare e shpërndarë gjerësisht në të gjithë Pellgun e Mesdheut dhe që shkaktohet nga një mushkonjë (një lloj sandfly), e cila përhap protozoarët duke thithur gjakun e qenve tanë.

Praktikisht nuk ekziston asnjë lloj trajtimi (mund të kërkojë deri në 6 muaj trajtim ilaçesh të forta) për rastet e kapura vonë, por ju mund të keni vënë re se pjesa më e madhe e qenve endacakë janë me probleme dermatologjike, si p.sh., Sarcoptes scabiei ose infektimi me morra…

Ju lutem, mos u shqetësoni! Gjithçka që duhet të bëni, është trajtimi më i shpeshtë me antiparazitarë i kafshëve tuaja shtëpiake. Në kushte normale, një herë në një periudhë tremujore, është e mjaftueshme për trajtimin antiparazitar, ndërsa, veçanërisht në stinën e ngrohtë, kjo periudhë nuk duhet të kalojë dy muaj.

Gjatë kohës që bëni një shëtitje, ju mund të hasni pit bull të palidhur apo qen të tjerë më të mëdhenj. Fatkeqësisht, pronarët e këtyre “ qenve të mëdhenj” nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e tmerrshme që mund të sjellin ata, duke i lënë qentë e tyre të fuqishëm t’i lëndojnë qentë e tjerë, të cilët ndajnë të njëjtën hapësirë të blertë.

Kështu që është mirë që të mos ia ndani sytë mikut tuaj gjatë kohës së ushtrimeve të pasdites apo mëngjesit.

Në përfundim, mund të them që të mbash një qen, do të thotë pak më shumë vëmendje ndaj tij sesa kur ju ktheheni në shtëpi. /Telegrafi/