LAJMI I FUNDIT:

A do të ketë iPhone Mini këtë vit?

A do të ketë iPhone Mini këtë vit?

Me sa duket, gjatë këtij viti mund të ndodhë që Apple të kthehet në ofensivë me një model të ri dhe më të lirë të telefonit, përkatësisht versionin minimal të telefonit - iPhone Mini, me të cilin Apple synon të rrëmbejë pjesën e tregut e cila kërkon modele me kosto të ulët, thuhet sipas Strategy Analytics.

Prapavijë e këtij pohimi janë strategjitë e dy rivalëve kryesor të tregut, prodhuesve të famshëm të telefonave të mençur, Apple dhe Samsung.

Siç e kemi parë deri më tani, Samsung tërheqë një segment të caktuar të tregut, me modele të ndryshme të telefonave që i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve të saj, ndërsa Apple e bën krejt të kundërtën – krijon vetëm një model të mirë të telefonit me të cilin synon segmente të ndryshme të blerësve potencial.

Dobësia e strategjisë së Apple është se me vetëm tri modele të telefonave që ajo i prodhon, kundrejt Samsung që ka rreth 50 modele në prodhim, kompania amerikane është duke u lënë miliona blerës potencial të iPhone të pa adresuar.

Dhe, sipas Strategy Analytics, këtë problem Apple do ta zgjidh me iPhone Mini, me të cilin do të ofrojë një model me kosto të ulët, duke tërhequr më shumë njerëz në ekosistemin e saj.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Apple do të prezantojë së shpejti një model më të lirë dhe më të vogël se modeli aktual, iPhone 5, sepse nëse ndodhë kështu, atëherë edhe marzha e fitimit të kompanisë do të binte. / Telegrafi /