Trump e fyen rëndë ish-kryeministrin izraelit, Netanyahun

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka akuzuar për tradhti ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Benjamin Netanyahun. Ish-kryeministri i Izraelit e ka uruar për fitore presidentin aktual të SHBA-së, Joe Bidenin.
Trump tha se u ndje i tradhtuar kur mësoi se Netanyahu e kishte uruar para kohe Bidenin për fitoren në garën presidenciale të vitit 2020, raporton cnn.
"Ishte shumë herët për diçka të tillë. Ai e uroi atë shumë herët. Më herët se shumë liderë botërorë. Unë nuk kam folur me të që nga ajo kohë. Le të shkon r...", tha Trump në një intervistë me gazetarin izraelit Barack Ravid.
Republikani shtoi se ishte ai që e ndihmoi shumë herë izraelitin dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse ky urim e goditi aq shumë.
Kujtojmë se letra e urimit u publikua më 8 nëntor në Twitter, një ditë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në SHBA.
"Jo vetëm që e uroi, por e bëri atë me video. Të tjerët, si lideri brazilian, pritën disa muaj. Putin gjithashtu. Shumë të tjerë. Edhe Meksika. Ata e dinin se zgjedhjet kishin mbaruar, por prisnin. Askush nuk bëri më shumë se unë për Bibin. Ne i dhamë shumë para dhe shumë ushtarë. Ne bëmë shumë gjëra", tha Trump.
Kujtojmë gjithashtu se Netanyahu tha se mes tij dhe Bidenit qëndron një miqësi e ngrohtë që ka zgjatur për më shumë se katër dekada gjersa demokratin e konsideronte një mik të madh të Izraelit. /Telegrafi/





































