LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po e monitoron ecurinë e Christopher Nkunkus, synohet transferimi i tij në verë

Real Madridi po e monitoron ecurinë e Christopher Nkunkus, synohet transferimi i tij në verë

Christopher Nkunku po vazhdon formën fantastike edhe këtë sezon me skuadrën gjermane RB Leipzig.

Sulmuesi francez e ka nisur për mrekulli sezonin e ri, ku në tetë ndeshjet e para zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.


24-vjeçari rinovoi muaj më parë kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2026, por nuk pritet të qëndrojë edhe shumë gjatë tek kjo skuadër, pasi klubet më të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Marca ka raportuar se Real Madrid është duke e monitoruar situatën e Nkunkus dhe formën që po kalon francezi me RB Leipzig.

Los Blancos synojnë transferimin e yllit francez për sezonin e ri, derisa Nkunku ka një klauzolë largimi nga Leipzig.

Kërkohet nga top klubet evropiane, por Nkunku rinovon kontratën me Leipzig ku do të ketë edhe një klauzolë largimi
Lexo po ashtu Kërkohet nga top klubet evropiane, por Nkunku rinovon kontratën me Leipzig ku do të ketë edhe një klauzolë largimi

Kampioni në fuqi i Evropës nuk e ka problem që të paguaj klauzolën e francezit prej 60 milionë euro.

Gjithsesi kryeqytetasit spanjoll nuk do ta kenë aspak të lehtë të nënshkruajnë me Nkunkun pasi në garë për të janë edhe skuadra tjera të mëdha si PSG, Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Arsenal e Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori