LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për AKI-në

Deputetët kërkojnë ndryshimin e Ligjit për AKI-në

Para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot ka raportuar inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani. Në këtë mbledhje u diskutua për mundësinë e ndryshimit të ligjit të AKI-së.

Pas mbledhjes e cila u mbajt e mbyllur për media, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhelili tha se inspektori i përgjithshëm i AKI-së gjatë periudhës gjashtëmujore ka bërë një punë të mirë.

Nga inspektimet e bëra, ai thotë se është rekomanduar që zyrtarët të marrin më shumë njohuri për rregulloret brenda këtij institucioni.


“Në raportim ishte inspektori i Agjencionit, morëm informata të cilat tregonin për vitin 2018 për auditimin dhe inspektimet. Një kohë agjencioni nuk ka pasur inspektor për një periudhë 9 mujore. Për periudhën gjashtëmujore që Ramadani është në krye të Inspektoratit të Agjencionit ka bërë një punë të suksesshme, një punë që prezantoi për vitin 2018 dhe është në fakt në përfundim të auditimit për vitin 2019…. rekomandimet kryesore kanë qenë përvetësimi i njohurive për rregulloret e zyrtarëve për me qenë ata gjithherë të njoftuar për detyrat obligimet në drejtim të Agjencionit dhe punës që bëjnë dhe mos të thonë qe e kemi bërë këtë lëshim”, tha ai.

Xhelili tutje tha se Burim Ramadani nuk ka dhënë informacione për kasafortën që u tha se u la e hapur nga ish-ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla. Sipas tij, kjo nuk është detyra e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së.

“Nuk është detyrë e inspektoratit të raportojë për këtë çështje, faktikisht inspektori është një mekanizëm i qeverisë që bënë mbikëqyrjen e punës së Agjencionit të njësive brenda Agjencionit, as nuk e ka pasur detyrë dhe as nuk ka pasur pyetje prej deputetëve”, tha ai.

Kurse, anëtari i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar për ndryshimet që duhet t’i pësojë Ligji për AKI-në, dhe për këtë sipas tij duhet të ketë pajtueshmëri në mes subjekteve politike, raporton KP.

“Ka pasur diskutim edhe për Ligjin e AKI-së, ka pasur mendime të ndryshme se si e shohin atë, por një zëri kemi menduar që duhet të ketë një hapje të ligjit sepse ai ligj është aprovuar nga Kuvendi qysh moti dhe normalisht që duhet të adoptohet dhe të ndryshohet. Normalisht duhet të ketë pajtim nga deputetët e partive të ndryshme parlamentare dhe mendoj që këtë pajtim duhet të arrijmë edhe për të mirë të Agjencisë… ajo çka ne nuk jemi pajtuar dhe kemi pyetur atë ka qenë ligjshmëria e tij dhe drejtorit pasi që ata më parë kanë bartur dhe poste partiake”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori