“Turizmi” i shoppingut” ose kalimi i zviceranëve për të blerë artikuj të përdorimit të përditshëm në Gjermani pothuaj gjithmonë ka qenë me leverdi për amvisnit zvicerane. Kështu është edhe sot por megjithatë, gjatë vitit të kaluar, 2018 është shënuar një rënie e theksuar e mallrave që zviceranët kanë blerë në qendrat tregtare të fqinjit të madh, Gjermanisë.
Këtë e tregon rënia e numrit të “kuponëve të gjelbër”, siç quhen dëshmitë e TVSH-së që shitoret gjermane ua japin blerësve zviceranë për të kompensuar pagesën e saj në doganë. Kështu, gjatë vitit 2018 janë shtypur 15.9 milionë kuponë të tillë ose 1.4 milion më pak që është një shifër për 8.1 për qind më e vogël se ajo e një viti më parë.
Ndonëse e gjithë kjo flet për një rënie të trendit të blerjeve në Gjermani, doganierët e relativizojnë atë.
“Trafiku në vendkalimet kufitare është njësoj i lartë. Por rreshtat në sportelet e kompensimit të TVSH në pikat doganore të shtunave dhe në kohën e pikut nuk janë më aq të gjatë”, ka thënë një zyrtar në Zyrën Doganore të Gjermanisë në Lorrach, përcjell Albinfo.
Kolegu i tij në zyrën tjetër, atë në Singen thotë se, “ndonëse ka një rënie të shifrave, ato vazhdojnë të jenë në një nivel ende të lartë”.
Por kjo ulje e blerjeve në Gjermani nuk duket të ketë shumë të bëjë me ndryshimin e kursit të euros në raport me frangun, që në fillim të vitit 2018 ishte 1.17 ndërsa në fund të vitit 1.13. Kështu, frangu në fund të vitit u bë më i fortë, që nënkupton se fuqia blerëse e zviceranëve në raport me Gjermaninë është ngritur dhe ky zhvillim më shumë do ta stimulonte turizmin tregtar në Gjermani se sa të kundërtën.
Prandaj, një shpjegim tjetër duket se është më bindës kur duam të kuptojmë arsyen e uljes së vullnetit të turistëve të përmendur për të bërë pazaret e tyre në Gjermani. Përderisa konkurrenca ka bërë që në tregun zviceran të ketë ulje të çmimeve të artikujve për përdorim të përditshëm, në Gjermani është shënuar një trend i kundërt, pra ka pasur një shtrenjtim të tyre.
Kështu, sipas një eksperti të Credit Suisse që e citon 20minuten.ch, nëse një vit më parë mesatarja e çmimeve të artikujve në Gjermani ka qenë 40 për qind më e ulët se ajo në Zvicër, në vitin 2018 ndryshimi është zvogëluar dhe ka rënë në rreth një të tretën. Kjo e ka bërë shopingun e zviceranëve në Gjermani më pak tërheqës se më parë.
Një shkak tjetër është sigurisht edhe situata e rëndë sa i përket trafikut, gjegjësisht krijimi i kolonave të gjata në kufi me Gjermaninë. Dhe sigurisht, edhe mungesa kronike e vendeve për parkim gjatë vikendeve për shembull në Konstancë, që është pika e këtij turizmi të zviceranëve. Ajo që është e sigurt në gjithë këtë rrëfim është se turistët zviceranë të shoppingut marrin për çdo ditë pune mesatarisht nga 33.800 kuponë të gjelbër për t`i shtypur në doganë. Kjo, vetëm në zonën që e mbulon pika e doganës në Singen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City