LAJMI I FUNDIT:

984 raste aktive me coronavirus në Kosovë, grafika e cila tregon komunat me numrin me të madh të rasteve

984 raste aktive me coronavirus në Kosovë, grafika e cila tregon komunat me numrin me të madh të rasteve

Ka shkuar në 1 mijë e 998 numri i personave të prekur me virusin COVID-19, ndërkaq raste aktive në gjithë vendin janë 984.

Më së shumti raste aktive ka komuna e Prishtinës, gjithsej 261 raste, kurse deri tani janë shëruar 74 persona, ndërsa që nga fillimi i pandemisë e deri tani persona të infektuar në kryeqytet ishin 337, gjithashtu janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes,  transmeton Telegrafi.

Pas Prishtinës, radhitet komuna e Vushtrrisë, gjithsej të infektuar 289, raste aktive 238, 49 të shëruar dhe 2 raste të vdekjes.

Edhe 82 raste me coronvirus në Kosovë, shtatë të shëruar
Lexo po ashtu Edhe 82 raste me coronvirus në Kosovë, shtatë të shëruar

Prizreni me 199 raste pozitive, 72 raste aktive, 122 të shëruar dhe 5 raste të vdekjes.

Komuna e Ferizajt, me 141 persona të infektuar, 16 raste aktive, 123 persona të shëruar dhe 2 raste të vdekjes.

Ndërsa, në Pejë gjithsej me coronavirus ishin infektuar 118 persona, 44 janë raste aktive, 72 janë shëruar dhe dy persona kanë vdekur, shkruan Telegrafi.

Në Gjilan, 114 persona të prekur nga virusi, aktualisht janë 46 raste aktive,  të shëruar 66 persona dhe 2 persona kanë humbur jetën.

Prishtina me 41 të infektuar, këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me coronavirus
Lexo po ashtu Prishtina me 41 të infektuar, këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me coronavirus

Kurse, në komunën e Vitisë, nga coronavirusi ishin prekur 83 persona, raste aktive janë 30, ndërsa 53 persona janë shëruar, përcjell Telegrafi.

Komunat tjera kanë më pak persona të infektuar me COVID-19, ndërsa komuna e Graçanicës, Novobërdes dhe Shtërpca  vazhdojnë të mbeten të pa prekura nga ky virus.

Vlen të ceket, që ditëve të fundit në vendin tonë ka rritje të rasteve me coronavirus, ku para tri ditësh u shënua edhe rekordi me numrin më të madh të të infektuarve, ku u konfirmuan 141 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse nga virusi COVID-19.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh ka publikuar edhe Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19 ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori