LAJMI I FUNDIT:

900 mijë euro për tri vjet, Durmishi shpjegon rastin e “Pick-up” në mirëmbajtjen e rrugëve – thotë se i kanë ndryshuar rrënjësisht kontratat e mëhershme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka folur sërish për rastin e “Pick-up”që përdorej në mirëmbajtjen e rrugëve regjionale e nacionale, para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet.

Durmishi gjatë intervistës dhënë për Telegrafin tha se lëvizjet për inspektimin e punimeve në projektet rrugore bëheshin me një veturë “Pick-up”, për të cilën tha se për tri vite janë dhënë 900 mijë euro.


Rasti i “Pick Up-it” për mirëmbajtjen e rrugëve, sqarohet Durmishi: Nuk ka kushtuar 850 mijë euro, por 900 mijë
Lexo po ashtu Rasti i “Pick Up-it” për mirëmbajtjen e rrugëve, sqarohet Durmishi: Nuk ka kushtuar 850 mijë euro, por 900 mijë

Po ashtu, ai sqaroi se si në kontratë nuk është parashikuar se sa herë duhet të del për inspektim të punimeve kjo veturë, për të cilën tha se me kontratat e reja kjo formë e pagesës ka ndryshuar.

Durmishi: Autostrada Prishtinë - Gjilan pritet të lëshohet për qarkullim gjatë këtij viti
Lexo po ashtu Durmishi: Autostrada Prishtinë - Gjilan pritet të lëshohet për qarkullim gjatë këtij viti

“Për autostrada janë dy kontrata, njëra i ka 14 km e tjetra 40 km. Lëvizja zakonisht bëhet me ‘Pick Up’. I hyp ‘Pick-up’ e del e i viziton ato rrugë. Në atë pozicion të kontratës nuk shkruan sa herë duhet me dal… a del njëherë në muaj, a çdo ditë nuk është e specifikuar. Ne si institucion jemi të obliguar me ia pagu 25 mijë euro në muaj, vetëm për atë pozicion për tri vjet, d.m.th 900 mijë euro. 900 mijë euro i merr kompania vetëm se dikush lëviz 1 herë në muaj, a 10 herë në muaj nga 40 km e në fund i merr 900 mijë euro.

Ka përfundu kjo kontratë. Ne tash i kemi ndryshuar rrënjësisht kontratat që kanë qenë më herët”, u shpreh Durmishi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

Ekonomi
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kalo në kategori