LAJMI I FUNDIT:

Rasti i “Pick Up-it” për mirëmbajtjen e rrugëve, sqarohet Durmishi: Nuk ka kushtuar 850 mijë euro, por 900 mijë

Rasti i “Pick Up-it” për mirëmbajtjen e rrugëve, sqarohet Durmishi: Nuk ka kushtuar 850 mijë euro, por 900 mijë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kërkuar falje pasi ditë më parë në një intervistë televizive ka ngatërruar shifrën me të cilën shteti ka paguar një veturë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ai duke folur për kontratat për mirëmbajtje të rrugëve regjionale e nacionale, të cilat ishin bërë para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet, ka treguar një rast se si një automjet “Pick-up” ishte paguar 850 mijë euro, e që siç sipas tij është shifër “marramendëse”.


E të enjten në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro, por 900 mijë euro.

“Kërkim falje. Para disa ditëve kam deklaruar se një ‘Pick-up’ (automjet) i cili lëvizte në rrugë për të bërë inspektime se ku ka nevojë të intervenohet me kontratën e mirëmbajtjes është paguar në vlerë 850 mijë euro. Në fakt ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro por 900 mijë euro”, ka shkruar ai.

Tutje, zëvendësministri ka thënë se “sulmet që na bëhen vazhdimisht janë edhe për shkak se nuk ka më pozicione të tilla”.

“Nga 57 milion sa ka kushtuar mirëmbajtja në të kaluarën për tri vite ne e kemi zbritur në 30 milion euro. Vazhdojmë dhe nuk ndalemi asnjëherë”, ka përfunduar Durmishi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori