LAJMI I FUNDIT:

90 euro gjobë për ata që hedhin fletushka e broshura në Prishtinë

90 euro gjobë për ata që hedhin fletushka e broshura në Prishtinë

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera, transmeton Telegrafi.

Çdo kompani që do të vazhdojë të shpërndaj fletushka do të gjobitet me nga 90 euro.


“Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, tha Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka deklaruar se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së ambientit.

Gjoba prej 90 euro për ata të cilët hedhin fletushka e broshura në Prishtinë