LAJMI I FUNDIT:

9 vjet punë të Gjykatës Kushtetuese, njohësit e Kushtetutës i shohin me shqetësim ndërhyrjet politike (Video)

9 vjet punë të Gjykatës Kushtetuese, njohësit e Kushtetutës i shohin me shqetësim ndërhyrjet politike (Video)

Njohësit e Kushtetutës, flasin për një ndikim që ka pasur politika gjatë këtyre viteve, në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është një gjykatë që është e ndikuar politikisht dhe i shërben vetëm interesave të politikës. Kështu thonë njohësit e çështjeve të Kushtetutës.


Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka thotë se kjo gjykatë është krijuar me problem dhe nuk është e nevojshme, pasi sipas tij, punën e saj mund ta kryej edhe Gjykata Supreme, raporton RTV Dukagjini.

“Prej fillimit ajo ka filluar me defekte dhe pastaj ka vazhduar me defekte. Së pari katër gjykatës vendor që janë zgjedhur nuk i kishin plotësuar kërkesat e konkursit publik. Në disa raste Gjykata Kushtetuese u ka shërbyer politikave ditore duke u dhënë shpjegime çfarë u është dashur atyre”, tha Riza Smaka, njohës i çështjeve juridike.

Smaka ka thënë se edhe SHBA që është shteti më demokratik në botë nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe sipas tij ky institucion i kushton shumë buxhetit të Kosovës.

“SHBA kanë kushtetutë që kanë mbi 250 vjet dhe ata nuk e kanë këtë institucion. Rolin e saj e luan Gjykata Supreme. Gjykata Kushtetuese i kushton shumë buxhetit të Kosovës”.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese thotë, Mazllum Baraliu se Gjykata Kushtetuese ka pasur raste kur ka dalë edhe tejkalim nga interpretimi juridik.

“Ka pasur pakënaqësi dhe ndikime politike, dhe në disa raste ka pasur edhe tejkalim nga interpretimi juridik duke kaluar në atë politik. Sidoqoftë është mirë që e kemi këtë institucion dhe ai duhet të pavarësohet edhe më tej dhe të mos ketë ndikime politike”, deklaroi Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve juridike.

Roli dhe përgjegjësitë e Gjykatës Kushtetuese janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës dhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori