LAJMI I FUNDIT:

84 vite nga pushimi fashist i Shqipërisë, flet mbesa e heroit të popullit Mujo Ulqinaku

84 vite nga pushimi fashist i Shqipërisë, flet mbesa e heroit të popullit Mujo Ulqinaku

Shqipëria përkujton sot 84-vjetorin e pushtimit nga Italia fashiste në luftën e dytë botërore.

Për familjen Ulqinaku 7 prilli i vitit 1939 kujtohet ne disa dimensione.


Mbesa e Mujo Ulqinakut, Ilda Ulqinaku tha për ABC News se data 7 prill për familjen Ulqinaku nuk kujtohet vetëm me krenari se janë pasardhës të heroit të popullit por edhe në një farë mënyre të hidhëruar pasi me këtë datë 84 vite me pare u vra gjyshi i saj.

“Ne e kemi përjetuar çdo 7 prill këtë ngjarje. Si fillim e kemi përjetuar si familjarë që na ka ikur gjyshi jonë, dhe çdo 7 prill është treguar historia siç e ka përjetuar babi i vogël atëherë por me kujtimet e nënës nga pas. Është për ne një ditë e bukur por edhe e trishtuar sepse familjarisht kemi humbur gjyshin” tha ajo.

“Ajo atmosfera e ankthit e stresit e asaj çfarë do të sjellë e nesermja ishte shumë e madhe. Babai duke qenë dhe më i madhi e ka përjetuar më shumë, sidomos momentin kur gjyshi ka ikur në mëngjes nga shtëpia dhe ka lënë nënën që qante për atë ka qenë një gjë shumë domethënëse që e kujto çdo 7 prill. E imagjinon 7 prill 1939 dita që u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe të ngelesh pa babanë. Pati një ditë zbehje saqë vija pasi vija me shumë emocion këtu te busti, çdo vit fillimisht me babin me xhaxhallarët dhe hallën kemi ardhur këtu. Kaq vjeçe sa jam këtu kam ardhur çdo vit. 7 prilli nuk është harruar kurrë. Ai doli nga shtëpia la familjen dhe erdhi këtu dhe u vra për atdheun,” ka thënë ajo.

Mujo Ulqinaku ishte njëri ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili me 9 prill të vitit 1939 organizoi qëndresë të armatosur kundër pushtimit fashist italian.

Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar he më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës.

Me gradën e nënoficerit në një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë.

Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë vetësh e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori