Në spitalet e SHSKUK po trajtohen 837 pacientë me COVID-19, 30 në gjendje të rëndë

Në Shërbimin Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) janë duke u trajtuar 837 pacientë nga coronavirusi.
Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se bazuar në raportin e datës 27 mars 2021, 700 raste janë të konfirmuara më Sars Cov 2 pozitivë.
Ndërkaq, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 335 pacientë, 10 prej tyre në gjendje të rëndë.
Më poshtë shifrat e plota të pacientëve nëpër spitale:Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars- Cov-2. 700 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisëNë QKUK janë të shtrirë 335 pacientë10 në gjendje të rënduar 276 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 287 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 113 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë Klinika e Pediatrisë, 13 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 502 pacientë20 në gjendje të rënduar shëndetësore 424 të konfirmuar pozitivë 349 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:Spitali i Prizrenit, 123 pacientë Spitali i Gjakovës, 88 pacientë Spitali i Pejës, 111 pacientë Spitali i Gjilanit, 66 pacientë Spitali i Ferizajt, 59 pacientë Spitali i Mitrovicës,33 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë





















































