Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 65 punonjës zjarrfikës, 10 automjete zjarrfikëse, 60 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë etj, të mbështetur nga helikopterë.
QARKU KORÇË
Vatrat e zjarrit ndërmjet Lekasit dhe Voskopojës, bashkia Korçë kanë vazhduar të jenë aktive pasi flakët kanë përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër të thyer, i vështirë për t’u aksesuar nga mjetet zjarrfikëse. Në operacion ka qenë edhe një helikopter si dhe forca zjarrfikëse, nga pyjorja, bashkia dhe ushtria, të cilat kanë shuar shumicën e vatrave të zjarrit. Operacioni është në vazhdim për fikjen e plotë të zjarrit. Në fshatin Taç i Sipërm, bashkia Kolonjë ka rënë zjarr në shkurre e ferra në afërsi të varrezave. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, punonjës të pyjores, dhe forca të policisë kufitare, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre, dhe u dëmtuan pjesërisht 20 varre.
QARKU LEZHË
Zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh, bashkia Mirditë, vazhdoi edhe ditën e djeshme. Zjarrfikësit me mjete, të mbështetur dhe nga forca ushtarake, kanë mbajtur nën kontroll zjarret duke eliminuar rrezikun për banesat dhe pyllin me pisha. Operacioni është në vazhdim për të shuar plotësisht edhe vatrat e fshehura. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre dhe vetëm 3 pisha të veçuara. Në Mamurras, bashkia Kurbin ka rënë zjarr në Malin e Gjormës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete dhe në mbështetje kanë shkuar banorë vullnetarë të zonës, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 5 ha shkurre.
QARKU DIBËR
Në fshatin Dohoshisht, bashkia Dibër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e qershi. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 7 ha shkurre, ferra dhe 40 rrënjë qershi.
QARKU DURRËS
Në fshatin Verjon, Nikël, bashkia Krujë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Radë, Maminas, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një ullishteje. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me shkurre, ferra dhe 30 rrënjë ullinj.
QARKU VLORË
Në fshatin Trevllazër, Novoselë, bashkia Vlorë ka rënë zjarr në shkurre, ferra dhe kullotë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit me mjete dhe forca ushtarake të cilat kanë izoluar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 4 ha me shkurre, ferra dhe disa rrënjë ullinj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City