LAJMI I FUNDIT:

8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 

8.3 milionë euro grant, këto janë komunat që përfituan 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka nënshkruar Grantin e performancës komunale në vlerë prej 8.3 milionë euro me 11 komuna.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e nënshkrimit të këtij granti u tha se komunat përfituese nga ky grant janë Peja, Rahoveci, Obiliqi, Skenderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi.


Nga ky grant, 4 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq pjesa tjetër është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia, Norvegjia, ndërkaq 11 komuna u shpërblyen për performancën e tyre gjatë vitit 2022.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës tha se sot bëhet vlerësimi dhe mirënjohja për ato komuna që kanë performuar më mirë.

“Pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është, ka qenë dhe do të mbetet administrata moderne publike, administratë efikase, administratë publike llogaridhënëse, transparente dhe çka është shumë me rëndësi një administratë publike e depolitizuar”, u shpreh Bislimi, raporton Telegrafi.

Sipas tij, nëse duan të avancojnë në rrugëtimin drejt BE-së atëherë duhet të jenë të suksesshëm e të vendosur në reformimin e administratës publike.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se sot kur flasin për grantin e performancës duhet cekur se në vitin 2021 e kishin gjetur këtë grant të anuluar dhe këtë skemë të mbyllur nga qeveritë e mëhershme, që sipas tij e kishin vlerësuar grantin me vetëm 4 milionë euro.

“Që nga viti 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte me mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8,3 milionë euro shtesë për projektet e tjera”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori