LAJMI I FUNDIT:

72 deputetë e kanë shkelur Kushtetutën, do të përgjigjen?

72 deputetë e kanë shkelur Kushtetutën, do të përgjigjen?

Në seancën e Kuvendit të datës 18.01.2016, në të cilën është miratuar vendimi i kontestuar për shpërbërje të shtyrë të Kuvendit (fillimisht për më 24 shkurt, e pastaj për më 7 prill), “Për” kanë votuar 72 deputetë, ndërsa vetëm një ka votuar kundër, shkruan Slobodna Makedonija, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shpërbërje të shtyrë ka votuar edhe deputeti Talat Xhaferi, i cili javën që shkoi dorëzoi iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese me të cilën e kontestoi vendimin për të cili kishte votuar dhe vetë ai. Gjykata Kushtetuese në mënyrë urgjente dhe njëzëri e pranoi iniciativën dhe shqiptoi masë për parandalim të përkohshëm të të gjithë veprimeve që dalin nga vendimi i kontestuar për shpërbërje të shtyrë.


Pas vendimit të këtillë të Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të finalizohet javën e ardhshme, është logjike të parashtrohet pyetja për përgjegjësi të deputetëve të cilët e kanë shkelur Kushtetutën, si dhe për përgjegjësinë e shumicës së gjykatësve kushtetues të cilët i mbyllën sytë ndaj shkeljes së Kushtetutës para tre muajsh./Telegrafi/