LAJMI I FUNDIT:

7 në 1 – limonadë xhenxhefili: Pije për detoks më të mirë dhe shpejtim të metabolizmit

7 në 1 – limonadë xhenxhefili: Pije për detoks më të mirë dhe shpejtim të metabolizmit

7 aleatë detoksi në një pije!

Ja si ta bëni përzierjen të mirë për detoksifikim dhe humbje të kilogramëve…

Është e njohur që limoni dhe xhenxhefili janë aleatët kryesorë për mbrojtjen e shëndetit dhe detoksifkimin e organizmit, mirëpo kur këtij kombinimi i shtoni edhe këta artikuj do të kini përzierjen çudibërëse.

Kjo pije shëruese përshpejton metabolizmin, eliminon toksina nga trupi juaj dhe ju jep energji.

Ja si ta bëni vetë këtë pije! – transmeton Telegrafi.

Pritni 2 tufa selino dhe qitni në blender, shtoni edhe gjysmë kastraveci të prerë në rrathë, shtoni edhe xhenxhefilin e prerë në madhësi prej rreth 15 centimetrash, gjysmë filxhani majdanoz të grirë, gjysmë limoni, një mollë të gjelbër të ndarë në pjesë dhe 2 filxhanë spinaq.

Të gjithë përbërësit përzieni në blender dhe detoks-pija juaj është e gatshme.

Pini këtë pije çdo ditë, ndërkaq trupin do ta kënaqni me vitamina dhe detoks perfekt!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori