“7 Arte” do t’i mirëpres 200 organizata kulturore në Mitrovicë në vitin 2027

Organizata kulturore “7 Arte” në Mitrovicë, në Kuvendin e Përgjithshëm të rrjetit evropian “Trans Europe Halles” është përzgjedhur për ta organizuar edicionin e vitit 2027 të “TEH Camp Meeting”, e cila është një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor në Evropë.
Bëhet e ditur se në vitin 2027, Mitrovica do të mirëpres rreth 200 organizata kulturore nga mbi 40 shtete, shkruan Telegrafi.
“Ky zhvillim përfaqëson një moment historik për 7Arte dhe për gjithë skenën e pavarur kulturore të Kosovës, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vlerave lokale, forcimin e ekonomisë kulturore dhe rigjallërimin e Mitrovicës në të dy anët e lumit Ibër”, thuhet në njoftm.
Tutje thuhet se “Trans Europe Halles” është një rrjet me rreth 200 qendra kulturore të pavarura, që mbështet transformimin e hapësirave të braktisura në qendra të gjalla për artin dhe komunitetin.
“Përmes kampit të vitit 2027, 7Arte synon ta vendos Mitrovicën në hartën evropiane të qendrave kulturore, duke i shndërruar hapësirat kulturore e publike në një burim të ri për zhvillim të qëndrueshëm, kreativitet dhe bashkëjetesë. Qëndroni me ne - ura të reja po ndërtohen!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/



















































