Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes me COVID-19, në takimin e mbajtur sot të kryesuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar gjendjen e përgjithshme të përballjes me pandeminë Covid-19 dhe procesin e vaksinimit.
Kryetari Haziri ka kërkuar respektimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe në bazë të vlerësimeve të fundit del se prej 19534 mostra të marra deri më tani, 668 qytetarë janë aktualisht pozitiv.
“Edhe pas vlerësimeve të fundit që sot kemi bërë të përballjes me pandeminë dhe procesin e vaksinimit del se me gjendje më të rëndë janë 80 qytetarë të shtruar në Spitalin Regjional, por kronika e zezë është vështirësia më e madhe që e kemi në këtë rrugë të vështirë, kur nga jeta ndahen qytetarët tanë dhe numri i tyre, deri më tani është gjithsej 131 të vdekur. Solidarizohemi me të gjitha familjet që kanë humbur jetën. Edhe Komiteti i Emergjencave në Gjilan ka humbur një anëtar të vetin, Ymer Demollin, i angazhuar 24 orë dhe 7 ditë për të parandaluar Covid-in, por fatëkeqësisht ai nuk është më në mesin tonë”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së hënës, thuhet në njoftimin për media.
Ai ka apeluar që qytetarët e Gjilanit të kenë një kujdes dhe përkushtim të madh në ruajtje të distancës sociale, higjienës personale, pasi, siç tha, nuk është larguar virusi.
“Vaksinimi nuk nënkupton që familja apo personi shpëton nga infeksioni, por duhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm karshi respektimit të masave të reja të cilat janë më të liruara dhe shpresojmë që kujdesi edhe më tutje të jetë në nivelin më të lartë”, ka shtuar Haziri.
Mesazhe për kujdes nga COVID-19 ka dhënë edhe dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF’së, dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP dhe dr. Ukshin Ismajli, drejtor i Spitalit Regjional, derisa kanë konfirmuar se angazhimi i stafit mjeksor është ne nivelin më të lartë të mundshëm.
Në këtë konferencë u konfirmua se deri më tani 836 vaksina janë dhënë për stafin mjekësor dhe të moshuarit mbi 80 vjet.
Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19534 mostra, 6068 kanë rezultuar pozitivë, 5279 janë shëruar, 131 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 668 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 79 persona dhe 52 mostra në pritje për rezultat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City