LAJMI I FUNDIT:

6 smoothies për një bark të sheshtë!

6 smoothies për një bark të sheshtë!

Në rast se keni një blender (Nutribullet) në shtëpinë tuaj, nuk ka mënyrë më të mirë dhe të shpejtë për t’i konsumuar të gjitha vitaminat, mineralet etj, vetëm me anë të një gote kremi sipas dëshirës tuaj.

Ja recetat e disa prej smoothies më të mira për të rënë në peshë por nga ana tjetër mos të hiqni dorë nga elementet ushqyes të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme.

Përziejini elementët e çdo recete duke nisur nga ato më te lëngshmet deri tek ato përbërës më të fortë. Kjo për shkak se nuk duhet të dëmtoni thikat prerëse të mikserit tuaj me ushqimet e fortë.

Sipas dëshirës, mund t’i shtoni akull apo t’i ruani në frigorifer për disa ditë.

1. Gjalpë kikiriku dhe banane

Gjysmë gote qumësht
Gjysmë gote kos
2 lugë gjalpë kikiriku
Një banane
1 lugë mjaltë
2 kuba akulli

2. Kos me vanilje dhe manaferra

1 gotë të vogël qumësht
Një filxhan kos me vanilje
1 filxhan manaferra
1 filxhan me akull dhe manaferra te ngrira

3. Pjeshkë dhe qumësht

1 filxhan qumësht
2 pjeshka të ngrira të prera në copa
Pak mjaltë
Mund t’i shtoni pak mente për aromë

4. Limon portokall dhe qitro

I gotë kos
Dy lugë çaji lëng limoni
I kokërr të madhe portokalli ose qitroje të prera në copa
Dy kuba akulli
Pak mjaltë

5. Mollë dhe kos

Gjysmë filxhani qumësht
1 filxhan kos me aromë vaniljeje
Dy mollë mesatarë të qëruara dhe prerë në copa
Dy kuba akulli

6. Luleshtrydhe dhe qumësht

1 filxhan qumësht
1 filxhan me luleshtrydhe të ngrira
Pak mjaltë