LAJMI I FUNDIT:

6 miliardë euro për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, deklarata e Osmanit në Turqi dhe reagimi i Konjufcës për “sms” e Dejona Mihalit – lajmet e javës

6 miliardë euro për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, deklarata e Osmanit në Turqi dhe reagimi i Konjufcës për “sms” e Dejona Mihalit – lajmet e javës

Tirana javën që po lëmë pas ishte nikoqire e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes që kishte në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, gjersa u tha se do të jenë 6 miliardë euro shtesë për këtë pjesë të Evropës në mënyrë që të përshpejtohen reformat.

Po gjatë kësaj jave, saktësisht të premten presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ndodhej për vizitë në Turqi, në Forumin e Antalias.


Ndërkaq, po të premten pati një reagim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përkitazi me “sms” e publikuar ndërmjet Dejona Mihalit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Miliarda euro për vendet e Ballkanit Perëndimor -Varhelyi në Tiranë thotë se rajoni është në fillimet e një ndryshimi rrënjësor

I pranishëm në Samitin në Tiranë ku u diskutua rreth Planit të Rritjes ishte komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Të pranishëm në këtë samit ishin liderët rajonalë, gjersa Kurti të pranishmëve iu drejtua virtualisht pasi ishte në një vizitë tjetër jashtë shtetit.

Varhelyi tha se rajoni është në fillimet e një ndryshimi rrënjësor dhe shumë të shpejtë.

“Besoj se është shumë e qartë që tashmë Planin e Rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Por, që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vetë përpara me shpejtësi. Kjo do të thotë, të arrihen rezultate për ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë në rast se ju i respektoni rregullat e BE-së”, ka thënë Varhelyi, duke iu drejtuar liderëve rajonalë.

Komisionieri i BE-së tutje ka thënë se ka mbetur edhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa ka shtuar se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

“Sipas përllogaritej tona nga ky plan (Plani i Rritjes) së bashku me Planin e investimeve ekonomike, rajoni do të duhej të dyfishojë ekonominë e vet gjatë 10 vjetëve të ardhshme”, tha ai.

Komisioneri për zgjerim tha më tej se një elementi i rëndësishëm është që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe më shpejt.

Ai foli po ashtu edhe për çështjen e konkurrueshmërisë në tregon evropian, raporton Telegrafi.

“Sigurisht se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë edhe me konkurrencën dhe konkurrenca në tregun e përbashkët të BE-së është e fortë….pra konkurueshmëria e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë shumë e madhe

Do të ishte e padrejtë që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në tregun e përbashkët ku ata kanë më pak mundësi për të konkurruar në krahasim me kompanitë e vendeve të BE-së”, tha tutje Varheyli.

Sipas tij, për këtë arsye BE po jep fonde shtesë si pjesë e Planit të rritjes për të ndihmuar të gjitha reformat pasi kanë kosto financiare.

“Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë këtë kosto….Ne jemi të mendimit që 6 miliardë euro do të duhej që të ndihmonin rajonin….”, tha ndër të tjera komisioneri për Zgjerim.

Osmani në Forumin e Antalias: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Forumin Diplomatik të Antalias, ka thënë Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë.

Para të pranishmëve, ajo është shprehur se në vitet e 90-ta kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit nga regjimi, ai ka zgjedhur marrëveshjen e Rambujesë – “edhe pse një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë kishim kërkuar, por ishte zgjidhje paqësore që do të ndalte luftën”.

U desh t’i themi ‘po’ asaj marrëveshje sepse hapte rrugën për aleanca. Në kohë trazirash dhe tensionesh, është shumë me rëndësi të dish se kush qëndron përkrah teje. Nëse kemi miq përkrah nesh, kemi një dorë që na ndihmon. Miqtë nuk i mbyllin sytë ndaj vuajtjeve tua dhe ndaj një sundimi. Ata qëndrojnë përkrah teje për të të ndihmuar”, ka theksuar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias

“Populli i Kosovës ka tejkaluar pushtimin shekullor. Ne kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. Përkundër kësaj dhimbjeje, kemi zgjedhur rrugën e dialogut, rrugën paqësore”.

Tutje, presidentja ka thënë se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët duhet të ndiqet nga të gjithë.

E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetmë: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

“SMS” e Dejona Mihalit për deputetët, Konjufca: Edhe unë konsultohem ndonjëherë, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca ka reaguar të premten lidhur me raportimet në media rreth konsultimeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me Dejona Mihalin.

Konjufca në një deklaratë për media sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Mihali mban pozitë shumë të rëndësishme në Vetëvendosje dhe konsultohet me të, por sipas tij nuk do të thotë se merr urdhra prej saj, raporton Telegrafi.

“Sa i përket Dejona Mihali e ka një pozitë shumë të rëndësishme në Vetëvendosje. Është kryetare e Komitetit të VV-së. Komitetet e bëjnë politikën e Vetëvendosjes, e prodhojnë politikën profesionale të VV-së.

Politika profesionale e komiteteve është në bashkëpunim me deputetët se si t’i përgatisin qëndrimet e tyre, se si t’i përgatitin fjalimet e tyre. Edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj që ajo më jep urdhra mua, thjesht bisedojmë dhe vijmë deri te konstatime të përbashkëta se çka duhet të bëjmë”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori