58% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut do të shpërnguleshin nga vendi, ndërsa 64.8% janë të pakënaqur me vendin e tyre në shtet.
Këtë e tregojnë të dhënat e rezultateve të hulumtimit nga Fondacioni për Demokraci “Vestiminster”, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1000 të rinj. Drejtori i Forumit rinor arsimor Petar Barllakovski, në konferencën e sotme me temën: “T’i themi STOP ikjes së të rinjve”, tha se ajo që mund të shihet nga rezultatet është se një numër i madh i të rinjve dëshirojnë të largohen.
Gjithashtu ai tha se është e lartë shkalla e pakënaqësisë te të rinjtë, si arsye se shteti nuk kontribuon për përmirësimin e standardit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi shkallë të lartë të pakënaqësisë së të rinjve me mënyrën se si autoritetet shtetërore kujdesen për këtë kategori të njerëzve dhe kemi mospërputhje të madhe midis mundësive dhe nevojave të të rinjve në nivelin lokal dhe qendror”, tha Barlakovski.
Ai shtoi se indikacionet janë se gjatë krijimit të politikave duhet të merren masa në nivel lokal, sepse siç shtoi, nevojat e të rinjve në Shkup me të rinjtë në një zonë rurale janë vërtet shumë të ndryshme.
“Shumë të rinj vendosin të shpërngulen për shkak të mundësive që kanë në vendet e tjera për sa i përket jetës shoqërore, ngjarjeve kulturore, mundësive arsimore etj. Prandaj, mendimet janë që në këto fusha shteti të përpiqet të gjejë zgjidhje që do të tërheqin të rinjtë të qëndrojnë këtu. Shumica e emigrantëve janë të emigruar në fushën e profesioneve mjekësore dhe në fushën e inxhinierisë, të cilët shkojnë në vendet anëtare të BE-së”, tha Barlakovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe