LAJMI I FUNDIT:

5,678 raste aktive me coronavirus në Kosovë, ndërsa afër 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat

5,678 raste aktive me coronavirus në Kosovë, ndërsa afër 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 5,678.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,995 persona.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/