LAJMI I FUNDIT:

55 për qind e shqiptarëve e perceptojnë veten të varfër, të dytët në Evropë

55 për qind e shqiptarëve e perceptojnë veten të varfër, të dytët në Evropë

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (55.3 për qind) e konsideronin veten subjektivisht të varfër, sipas një publikimi të Eurostat për vitin 2022, por që të dhënat e Shqipërisë janë deri në vitin 2021.

Në këtë renditje, shqiptarët ndihen të dytët më të varfrit e Evropë, me mbi dy herë më shumë se mesatarja e BE-së (24.8 për qind). Vendin e parë e mbajnë grekët, 68 për qind e të cilëve kanë deklaruar se ndihen subjektivisht të varfër.


Treguesit subjektiv të varfërisë bazohen në rezultatet nga statistikat e Bashkimit Europian (BE) mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC), një mbledhje e të dhënave që kryhet në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, si dhe në shumicën e vendeve kandidatëve. Treguesit përdorin, si bazë, informacionin mbi aftësinë për të përballuar jetesën.

Nga vendet e rajonit më pak të varfër ndihen serbët me 44 për qind që e perceptojnë se janë të varfër, po për vitin 2021, Maqedonia e Veriut me 47.2 për qind, Kosova 47.3 për qind (për vitin 2019), Mali i Zi me 50.1 për qind.

Sipas gjinisë, 54.7 për qind e meshkujve shqiptarë e konsiderojnë veten të varfër, përkundrejt 55.6 për qind të femrave. Sipas grup moshave, të moshuarit janë ata që e ndjejnë veten më shumë të varfër në vend. Sipas të dhënave të Eurostat, 58.4% e të moshuarve (mbi 65 vjeç) e konsideronin veten subjektivisht të varfër.

E lartë është dhe përqindja e fëmijëve deri në 18% vjeç që e mendojnë njëlloj, me 58.1%, nga 43% që është psh në Serbi. Kjo përqindje ulet në 54.5% për grupmoshën 18-64 vjeç.

Sa më i ulët niveli arsimor, aq më e lartë është varfëria e perceptuar, teksa 66.8% e personave me arsim të ulët e konsiderojnë veten të varfër, nivele të ngjashme këto me vendet e rajonit.

Për ata që kanë arsim të mesëm, shifra është 50.9 për qind.

Për personat me arsim të lartë, treguesi përmirësohet dukshëm, një dukuri që konstatohet për të gjitha shtetet, me 28.3 për qind të tyre që e konsideronin veten subjektivisht të varfër. Më mirë në rajon janë të arsimuarit e Serbisë, me 22.2 për qind.

Gjithsesi, në krahasim me mesataren evropiane prej 9.2 për qind, të arsimuarit shqiptarë ndihen tre herë më të varfër.
Të arsimuarit shqiptarë (28.4 për qind) ndihen pothuajse njësoj të varfër me shtetasit e Bashkimit Evropian me arsim fillor (29.5 për qind).

Varfëria subjektive në Evropë

Sipas Eurostat, një në katër persona në BE e konsideronte veten subjektivisht të varfër në vitin 2022. Kjo përqindje ishte më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe më e lartë tek popullsia me nivel të ulët arsimor krahasuar me ato me nivel të lartë arsimor.

Në vitin 2022, pjesa e popullsisë së BE-së e cila konsiderohej si subjektivisht e varfër ishte 24.8 për qind. Pesha u ul lehtësisht me 0,6 pikë përqindjeje (pp) që nga viti 2021 dhe me 5,4 pp që nga viti 2018. Në vitin 2022, pesha ishte 24.3 për qind për burrat dhe 25.3 për qind për gratë. Dallimet midis shteteve anëtare të BE-së janë të dukshme.

Në nivel kombëtar, pjesa e popullsisë që konsiderohej subjektivisht e varfër varionte në vitin 2022 nga 5.8 për qind në 68.4 për qind. Përqindjet më të ulëta janë vërejtur në Luksemburg (5.8 për qind), Finlandë (6.2 për qind) dhe Holandë (6.8 për qind). Përqindjet më të larta u konstatuan në Bullgari (40.4 për qind) dhe Greqi (68.4 për qind).

Në 13 shtete anëtare të BE-së, më shumë se 1 në çdo 5 persona jetonin në varfëri subjektive. Përqindja e varfërisë subjektive për gratë ishte më e lartë se për burrat në të gjitha Shtetet

Anëtare të BE-së me përjashtim të Austrisë, Irlandës dhe Spanjës. Në këto tre vende, vlerat ishin pothuajse të barabarta ose të barabarta për burrat dhe gratë.

Sipas tre grupmoshave – fëmijët (njerëzit nën 18 vjeç), të rriturit në moshë pune (18 deri në 64 vjeç) dhe popullsia më e vjetër (65 vjeç e lart) – varfëria subjektive në BE në vitin 2022 ishte më e larta tek fëmijët dhe më e ulëta. në mesin e të rriturve në moshë pune.

Në 9 shtete anëtare (Estonia, Lituania, Sllovenia, Polonia, Letonia, Rumania, Kroacia, Bullgaria dhe Greqia) pjesa me vlerën më të lartë ishte tek popullsia e moshuar. Përqindja ishte më e lartë në mesin e të rriturve në moshë pune vetëm në Finlandë (7.2 për qind) dhe Holandë (7.5 për qind).

Segmentimi i varfërisë subjektive sipas arsimit është i dukshëm. Në vitin 2022, në BE, pothuajse një e treta (29.5 për qind) e popullsisë me nivel të ulët arsimor (nivelet ISCED 0-2) konsiderohej subjektivisht e varfër. Shkalla ishte më shumë se 3 herë më e ulët (9.2 për qind) për popullatën me arsim të lartë.

Nga ana tjetër, përqindja e personave me nivel të mesëm arsimor ishte 18.0 për qind që ishte dy herë më e lartë në krahasim me popullsinë me nivel të lartë arsimor. Në përgjithësi, përqindja u rrit për të tre grupet e arsimit midis 2021 dhe 2022, raporton Monitor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori