LAJMI I FUNDIT:

52,9% e të rinjve nga Maqedonia janë të papunë

52,9% e të rinjve nga Maqedonia janë të papunë

Papunësia e të rinjve në Maqedoni kap shifrat ndër më të lartat në botë. Sipas hulumtimit të kryer nga Fondacioni “Friedrich Eber”, zyra në Shkup, papunësia tek të rinjtë e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 është 52,9%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto shifra Maqedoninë e radhitin në vendin e tretë në botë sa i përket papunësisë së të rinjve.


Nina Starova, autore dhe prezantuese e hulumtimit, theksoi se mbi 60 përqind e të rinjve në këtë vend mendojnë se është vështirë të gjendet punë. Ajo shtoi se këto hulumtime tregojnë se faktori kryesor për punësim janë lidhjet personale dhe politike./Telegrafi/