LAJMI I FUNDIT:

51 studentë kosovarë fitojnë bursa për studime në Angli!

51 studentë kosovarë fitojnë bursa për studime në Angli!

Anglia është njëra ndër shtetet evropiane që  po ofron bursa të panumërta për student internacional nga e gjithë bota.

Në mesin e këtyre studentëve janë edhe studentët kosovarë të cilët falë performancës së tyre shembullore akademike po arrijnë të bëhen fitues të këtyre bursave që u mundësojnë studimet në njërin ndër shtetet me një sistem edukimi të shkëlqyer.

Vetëm këtë vit, janë numëruar dhjetëra studentë kosovarë të shpërblyer nga kolegji King’s Education në Angli me mundësi për bursë deri në 100%.

Qasja në këto bursa është mundësuar nga agjensioni Wiseword Kosova si ONE-STOP-SHOP-i i parë në Kosovë në fushën e edukimit dhe këshillimit të studentëve për studime jashtë vendit.

Kjo është lista e bursistëve kosovarë që u shpërblyen me mundësi studimi në Angli të Mbretërisë së Bashkuar:

Arbenitë Canaj, Donart Ajvazi, Guri Morina, Kristina Kuka, Leon Ibraj, Lea Noberdaliu, Muhamed Shehu, Shkurte Syla, Bora Shala, Egzona Gashi, Erjon Gjelaj, Driton Zeneli, Kron Rexhepi, Yllka Hoxha, Adora Krasniqi, Adea Peci, Amar Kastrati, Era Thaqi, Lea Murturi, Adri Ratkoceri, Sara Zeka, Rigon Luzha, Olsa Selmanaj, Valton Islami, Isa Zeqa, Elsa Gashi, Erina Blakiqi, Erisa Imeri, Donart Spahiu, Erdeta Dragusha, Alketa Havolli, Nea Zeka, Medina Borovci, Alma Jashari, Mevlane Thaqi, Blerton Ajvazi, Ylliona Ismajli, Eris Veliu, Saranda Hoti, Festina Shemsedini, Shukrie Podvorica, Erin Hasani, Eris Sylejmani, Yll Brahimi, Shqiponja Imeri, Dion Ahmeti, Enea Azemi, Edmond Syla, Leonita Buçaj, Njomza Hoxha dhe Fatbardha Zeqiri.

Të gjithë këta të rinjë kanë mundësi shkollimi për: A-Levels ose Foundation Year (vit përgatitor) në King’s Education në qytetin e Londrës, Oxford-it, Brighton-it dhe Bournmouth-it.

Ata mund të njihen me kulturën, jetën dhe sistemin arsimor anglez duke përforcuar aftësitë e tyre profesionale e akademike.
E gjithë kjo po mundësohet nga partneriteti mes Wiseword Kosova dhe King’s Education.

Wiseword Kosova është duke punuar drejt krijimit të shumë mundësive dhe risive të bursave të llojllojshme për të gjithë të rinjtë kosovarë.

Ju urojmë suksese të gjithë fituesve të bursave nga kolegji King’s Education në Angli të Mbretërisë së Bashkuar.

Artikull i sponzorizuar