LAJMI I FUNDIT:

5 Vjetori i themelimit të Kosova Makers League

5 Vjetori i themelimit të Kosova Makers League

Me shumë kënaqësi po e shënojmë 5 vjetorin e KOSOVA MAKERS LEAGUE, e cila u themelua me 15 shkurt të vitit 2018 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN dhe IRIM – Croatian Makers League në BONEVET Prishtinë, si një nga projektet më të rëndësishme nën menaxhimin e Fondacionit BONEVET Prishtina. Kosova Makers League (KML) u themelua duke u bazuar në tre shtylla kryesore, që janë gjithëpërfshirja, barazia gjinore dhe barazia etnike, e të cilat vazhdojnë të jenë edhe sot pikat udhërrëfyese në të gjitha projektet tona. Për pesë vite me radhë, KML ka arritur të realizojë garat më të mëdha të robotikës dhe teknologjisë për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës dhe të arrijë digjitalizimin e bibliotekave publike në vendin tonë.

“Një robot për çdo fëmijë” është motoja jonë e cila me shumë sukses ka arritur të implementohet tash e pesë vite, duke bërë kështu shpërndarjen e mbi 3000 robotëve edukativ te nxënësit pjesëmarrës.

KML Open – gara më e madhe e robotikës për shkollat fillore; Sfida Kreative – gara e teknologjisë për shkollat e mesme; dhe Qytetari Digjital – projekti për digjitalizimin e bibliotekave të Kosovës, janë tre projektet kryesore të KML, përmes së cilave synon të krijojë një mjedis pozitiv, inovativ dhe të shëndetshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Bindja jonë që nga dita e parë ishte se përfshirja e teknologjive të reja të dizajnuara si duhet në projektet e KML, mund të zgjerojë mundësitë për të gjithë fëmijët që të eksperimentojnë, eksplorojnë dhe të shprehin mendimet dhe idetë e tyre, njëkohësisht duke u zhvilluar si mendimtarë kreativ. Sot, duke u bazuar në statistikat, rezultatet e arritura, komentet pozitive dhe historitë e suksesit, jemi shumë të lumtur që bindja jonë rezultoi e saktë.

Mbi 5000 nxënës, 600 mentorë dhe mbi 2000 qytetarë të 28 komunave të vendit tonë kanë kaluar në aktivitetet e KML, duke bërë përfshirjen e zonave rurale dhe të shumë etnive të Kosovës.

“Jemi krenarë të njoftojmë se KML është rritur me sukses dhe sot në garat tona po marrin pjesë aktivisht nxënës nga më shumë se 300 shkolla, nga gjithsej 1,000 shkolla në Kosovë. Në 5 vitet e ardhshme ne presim të përfshijmë më shumë se 700 shkolla në garat tona, ku nxënësit mësojnë të programojnë dhe komandojnë robotë përmes lojës dhe punës në grup. Ky konkurs ka dëshmuar se është rruga më e mirë drejt digjitalizimit të sistemit arsimor kosovar dhe ka ndikim të madh në digjitalizimin e shoqërisë sonë.” – u shpreh Vllaznim Xhiha, bashkëthemelues i Fondacionit UNË E DU KOSOVËN dhe Fondacionit BONEVET.

Përgjatë udhëtimit ndër vite, KML ka arritur që të finalizojë shumë projekte me ngjarje të mëdha fizike. Ndër to vlen të ceken dy garat më të mëdha nacionale të robotikës të mbajtura në kryeqytetin tonë në qershor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, të cilat mblodhën me qindra entuziastë të robotikës për të garuar mes vete. Ekipet që arritën rezultatet më të mira në vitin 2019, përfaqësuan Kosovën në garat rajonale të robotikës në Kroaci dhe ekipi që performoi më mirë atje, fitoi biletën për garat botërore të robotikës duke përfaqësuar Kosovën në Guangzhou të Kinës në nëntor të vitit 2019.

Për herë të parë, në shtator të vitit 2022, KML arriti të realizojë garat rajonale të robotikës në Prishtinë në kuadër të Edicionit të Pestë të Samitit Digjital të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ngjarje që mblodhi plot pesë shtete shënon dhe ngjarjen më madhe të realizuar nga KML në aspektin rajonal.

Përveç tyre, në mars të vitit 2022, KML përmbylli me sukses projektin dyvjeçar “FRYMO”, projekt ky i realizuar nga nxënësit e shkollave të mesme, që mundëson matjen e kualitetit të ajrit në kohë reale në 22 komuna të Kosovës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori