LAJMI I FUNDIT:

5 produkte të mrekullueshme që mund t’i bleni si askund me zbritje në Gjirafa50

5 produkte të mrekullueshme që mund t’i bleni si askund me zbritje në Gjirafa50

Është koha e pushimeve verore dhe e renovimeve shtëpiake. Moment i përkryer për të investuar në pajisje të cilat freskojnë shtëpinë tuaj.

Tashmë ju mund të bëheni me disa prej produkteve që janë fjala e fundit e teknologjisë dhe atë me çmime shumë më të ulëta se sa në treg.

Gjirafa50 që është tregu më i madh shqiptar online ka ofruar disa prej produkteve që janë vërtet të mrekullueshme për t’i poseduar në këtë verë të nxehtë.


Laptop MSI Prestige

Ultrabook i cili përmbush të gjitha nevojat me një GPU të dedikuar, një dizajn i shkëlqyer dhe me monitor Vivid. Laptop që jo vetëm ju kryen shumë punë, por që ua zbukuron shtëpinë dhe ju inspiron për punë.

GoPro Hero 7

Fjala e fundit e teknologjisë së video regjistrimit në aksion – GoPro Hero 7 është versioni më i ri dhe më i sofistikuar që do t’iu kënaqë për aventurat e juaja. Regjistroni kujtimet më të mira me ngjyrat e gjalla të cilat GoPro Hero 7 ua mundëson t’i posedoni gjatë gjithë jetës. Maraklitë e videove dhe fotove këtë mundësi vështirë që do ta lëshojnë…

Apple Watch

Mbani në kontroll gjithçka rreth jetës tuaj – duke filluar nga aktiviteti në fitnes, e lirisht mund të thuhet se kjo paisje e prodhuar nga gjiganti Apple është e orientuar që të nxjerrë maksimumin tuaj në aspektin shëndetësor, teksa mbani në dorën tuaj edhe informacionet tjera nga interneti, jeni të njoftuar dhe mund të realizoni telefonata, e shumçka tjetër. Mbreslënës, thjesht magjik…

Apple AirPods 2 (dëgjuese)

Kush është i mishëruar me muzikën, e di se muzika nuk dëgjohet në çfarë do lloj dëgjuese. E kjo eksperiencë bëhet e pabesueshme në momentin që në vesh vini dëgjueset më të reja nga Apple, AirPods 2. Pa kabëll, me dizajn të shkëlqyer dhe me kualitet të hatashëm, AirPods 2 muzikën e bën të tingëllojë mrekullueshëm dhe t’iu inspirojë për aktivitetet e përditshme.

Maus – Zowie FK1

Nuk ka lidhje nëse jeni djathtak ose majtak, seria FK e mausave është e dizajnuar për komoditetin tuaj. Dizajni modest ofron kontroll më të mirë të tij dhe efikasitet. Gejmerët e vërtetë e dinë për çfarë po flasim dhe nëse nuk jeni gejmer, me këtë maus shpejt do të bëheni një prej më të mirëve…

Për të përfituar nga zbritjet e shumta dhe për të analizuar edhe produkte tjera të ngjashme, vizitoni faqen zyrtare të Gjirafa50.com, një nga partnerët tanë të besueshëm. Produktet e përzgjedhura online ju vijnë direkt në shtëpi.

artikull i sponsorizuar