LAJMI I FUNDIT:

5 arsye të forta për të studiuar në UBT!

5 arsye të forta për të studiuar në UBT!

Çdoherë përballemi me të afërm e shoqëri, që sapo kanë përfunduar shkollën e mesme dhe pyetjen e parë ose njëkohësisht edhe dilemë të madhe që e kanë është se ku me studiu, ku po më thu ti që është më mirë?

Kjo pyetje e ka një përgjigje të shkurtë por me peshë të madhe, pra “UBT”.

Fillimisht po flasim pak se çka saktësisht është prapa emrit UBT dhe ju rendisim disa nga pesë arsyet e forta pse duhet me studiu në UBT!

Institucioni i arsimit të lartë, UBT, është institucioni më inovativ në Kosovë dhe më gjerë, i cili ofron programet më të kompletuara studimi. Me mbi 20 vite traditë, angazhim dhe kontribut në shkencë, teknologji, inovacion dhe arsim, UBT bartë peshën e dijes dhe përgatitjes të shumë kuadrove profesionale.

Cilat janë pesë arsyet e forta që duhet të studioni në UBT?

1. Staf i kualifikuar

UBT ka staf të kualifikuar për drejtimin përkatës, të cilët do të trajnojnë studentët dhe do t’i ndajnë përvojat e tyre profesionale. Me mbi 300 akademikë doktorë shkence dhe staf vendor e ndërkombëtar, studentët e UBT-së përgatiten profesionalisht për tregun botëror.

2. Mundësia e studimit jashtë vendit

UBT ofron mundësinë e studimit jashtë vendit përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka me mbi 250 institucione akademike ndërkombëtare. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, UBT i ndihmon studentëve të kalojnë një semestër ose më shumë jashtë shtetit, në ndonjë institucion akademik përkatës.

3. Programe të shumta studimi

UBT ofron laramani të madhe programesh studimi në master dhe bachelor. Disa nga programet që mund të studioni në bachelor janë: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Studime të Sigurisë, Menaxhim i Mekatronikës, Gjuhë Angleze, Sisteme të Informacionit, Juridik, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes, Shkenca Politike, Psikologji, Inxhineri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Media dhe Komunikim, Inxhinieri e Energjisë, Teknik Dentar, Stomatologji, Farmaci etj.

4. Posedon bibliotekën e pasuruar mjaftushëm me libra dhe materiale

UBT po ashtu ka dhe bibliotekën me mbi 250,000 libra e materiale të të gjitha programeve ku studentët mund ti shfrytëzojnë për studime, hulumtime dhe punime.

5. Inovacionet dhe trajnime të ndryshme

UBT njihet ndryshe si sinonim i inovacione të ndryshme dhe sidomos ato në fushën e teknologjisë të cilat ndihmojnë studentët në zhvillimin profesional të tyre dhe në zgjerimin e imagjinatës dhe kreativitetit të tyre.
Po ashtu UBT njihet edhe për organizimin e trajnimeve të fushave të ndryshme për studentë e vet si dhe për studentët tjerë. Disa nga këto trajnime janë trajnime me certifikime ndërkombëtare nga Microsoft, IPMA, SPSS etj.

Këto ishin vetëm disa nga arsyet e forta që ju duhet të zgjedhni më të mirin që të bëheni më i miri! UBT si lider i arsimit të lartë në vend dhe rajon, qëndron krah për krahë me studentët për t’ju siguruar një të ardhme të sigurtë dhe karrierë të suksesshme.

Artikull i sponzorizuar