45 të vdekur nga një stuhi e fuqishme në Evropën Perëndimore

Stuhia e ardhur nga Atlantiku dhe e quajtur "Xynthia" goditi bregdetin perëndimor të Portugalisë, Spanjës dhe Francës me dallgë 8 metra të larta dhe erëra prej 160 kilometra në orë.
Franca, ku pati 40 të vdekur, u godit më rëndë nga stuhia, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve, ndërkohë që meteorologët parashikojnë ortekë në zonat malore. Në Paris, Air France anuloi 100 fluturime në aeroportin Charles de Gaulle, ku sipas agjencisë franceze të lajmeve, pjesë të çatisë së terminalit filluan të lëviznin nga errërat e fuqishme.
Pjesa më e madhe e Britanisë jugore, tashmë e ngopur nga reshjet e mëparshme, vazhdon të jetë në situatë emergjente nga përmbytjet, ndërsa stuhia e shpejtë përfshiu pjesën veriore e lindore të vendit, duke iu afruar Belgjikës dhe Detit Baltik. /VoA/



















































