Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), bizneset i kanë borxh 430 milionë euro, ka thënë drejtori i këtij institucioni Ilir Murtezaj.
Ai shpreson që këtë vit stoku i borxhit të ulet, ngase vlerësimet kanë qenë jo të mira, si nga institucionet vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
“Në vitin 2019, kishte ndodh një rikthim i madh, duke arritur që për herë të parë pas 19 viteve ta ndalim atë trendin e rritjes së stokut dhe borxheve dhe ta ulim diku për 6% ose në vlerë mbi 20 milionë euro”, u shpreh Murtezaj.
“Viti 2020 ishte vit pandemik edhe sikurse të gjitha administratat tatimore gjithë andej botës që kanë qenë të detyruara që të krijojnë zgjidhje ligjore gjithherë”.
Murtezaj tha aktualisht se stoku i borxhit është rreth 430 milion euro, për të cilin thotë se është i përafërt me vlerën e fillimit të vitit.
“Të gjitha këto rezultate me kalimin e pandemisë dhe vështirësive që bizneset i kanë për shkak të pandemisë, ne gjithsesi presim rezultate shumë më të larta gjatë periudhës në vijim”, tha ai për EO.
Tutje ai tha se ka qenë lehtësi edhe vendim i Qeverisë për faljen e ndëshkimeve në rast se bizneset deri më 30 qershor i paguajnë bazën e tatimit dhe interesit.
“Mundësitë ligjore që i kemi pasur i kemi dhënë bizneseve me qëllim që për shkak tatimeve bizneset të mos falimentojnë. Të kemi mundësi të zhvillojnë afarizmin e tyre por njëkohësisht ti përgjigjen shtetit në raport me detyrimet që ata kanë”.
Murtezaj tha se aktualisht janë mbi 35 mijë biznese të cilat janë të fiskalizuara. Ai tha se nëse këtë numër e shohim në proporcion me numrin e përgjithshëm të bizneseve është sa 1/3.
“Kemi aplikuar një vegël nga fillimi i shtatorit deri më datën 12 tetor dhe sot e asaj mbi 17 mijë biznese janë deklaruar që nuk i obligon ligji që të fiskalizohen. Jemi detyruar që me datën 12 ta ndërpresim me qëllim që ti japim mundësi bizneseve që të deklarojnë”.
Sa i përket fiskalizimit ai tha aktualisht udhëzimi ri administrativ për pajisje fiskale është në draftim.
Përmes këtij udhëzimi parashihen disa lehtësime edhe në procesin e mëtutjeshëm të fiskalizimit të bizneseve si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale.
“Gjatë periudhës korrik-gusht-shtator ka qenë një lloj kampanje me qëllim të identifikimit të bizneseve të cilat nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe masat tona kanë qenë bukur të mëdha. Diku mbi 9 000 biznese janë identifikuar që nuk kanë lëshuar kuponë fiskal dhe që janë gjobitur ato. Vlerësimet tona si ATK kanë ardhur në konkludim se nuk po mjaftojnë gjobat monetare dhe në këtë rast kemi bërë propozime që të bëhen ndryshime ligjore me qëllim që të krijohet mundësia që ndaj bizneseve që i përsërisin shkeljen e njëjtë, moslëshimi i kuponëve fiskal të jepet e drejta që të bëhet mbyllja e bizneseve për periudha të caktuara”.
Ai tha se kanë publikuar njoftimin për persona fizikë dhe juridikë të cilët kanë bërë investime në kriptovaluta me qëllim që t’i përkujtojnë për detyrimet që kanë në raport me fitimet që realizojnë.
“Qëllimi ynë ka qenë të mos bien pre e ndëshkimeve eventuale të ardhmen, sepse ligji legjislacionit tatimor e parasheh që çdo aktivitet ekonomik fitimprurës që zhvillohet në Kosovë, qoftë i ligjshëm apo i paligjshëm, persona fizikë dhe juridikë janë të detyruar që të paguajnë tatimin”.
Murtezaj tutje tha se nuk janë institucion që e legalizojnë e as që e ndalojnë investimet në kriptovaluta, por vetëm për çështje tatimore kanë dashtë që t’i përkujtojnë qytetarët.
“Përmes sistemit tonë elektronik kemi të vështirë me i identifiku, sepse në të kaluarën individët e caktuar ose bizneset e caktuara të hyrat ndoshta i kanë deklaruar në kuadër të fitimeve të tjera. Tani më e kemi specifiku se në cilën rubrikë duhet të evidentohet kjo me qëllim që në të ardhmen të kemi edhe informata që veç tash ju i ngritët se sa është vlera e tatimeve që është paguar nga fitimi përmes kriptovalutave. Po aktualisht nuk kemi një informatë të tillë për me thënë se sa është ajo vlerë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre