LAJMI I FUNDIT:

400 milionë euro investime, Qeveria e Kosovës dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

400 milionë euro investime, Qeveria e Kosovës dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e BERZH-it, Odile Renaud-Basso kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi, në margjinat e Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor 2024 që po mbahet në Londër.

Siç ka bërë të ditur Kurti në platformën X, ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27.

Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.


“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud Basso për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori