Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilia Rexhepi, mirëpritën sot një delegacion të lartë të Kamarës Ekonomike të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të udhëhequr nga presidenti Mirsad Jašarspahić dhe përbërë nga 40 prej kompanive më të shquara boshnjake.
Në hapje të takimit, Kurti theksoi rëndësinë e kësaj vizite, duke e cilësuar atë si simbol të angazhimit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët mes dy vendeve. Ai vlerësoi rolin vendimtar të komunitetit të biznesit në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e mundësive të reja investuese.
Pas pritjes zyrtare, u zhvillua Forumi i Parë Ekonomik i Bizneseve të Bosnjës dhe Kosovës, ku theksi u vendos tek takimet B2B (business-to-business). Në këto takime morën pjesë aktive edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari me ekipin e saj, si dhe ministri i Ekonomisë i Kantonit Zenicë-Doboj, Samir Šibonjić.
Sipas zëvendëskryeministres Rexhepi, interesi i madh i biznesmenëve kosovarë për bashkëpunim me kompanitë boshnjake dëshmon për potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve të përbashkëta dhe për hapjen e tregjeve të reja në të dy vendet.
Delegacioni gjatë orëve të pasdites vizitoi qytetin historik të Prizrenit, ndërsa mbrëmja u shfrytëzua për diskutime të frytshme me biznesmenët boshnjakë që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, me fokus në hapjen e përfaqësive, fabrikave dhe njësive prodhuese.
“Unë insistova që numri më i madh i njerëzve tanë të përfshihet aktivisht në këto rrjedha të reja investimesh, sepse forcimi ekonomik i komunitetit duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët,” theksoi Rexhepi.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se shumë shpejt do të realizohet edhe një vizitë e delegacionit të biznesmenëve kosovarë në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke shënuar kështu një hap tjetër konkret në ndërtimin e një epoke të re të bashkëpunimit të fuqishëm dhe miqësor ekonomik ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Heidelux – Hoteli shqiptar në Gjermani i ndërtuar nga familja Hoxha, dizajnuar nga Albed

“Courtyard by Marriott Prishtina City" hap dyert në zemër të kryeqytetit

UBT nis kampanjën për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – Fillimi i një rruge drejt suksesit akademik

200 bileta falas më 22 dhe 23 maj në CineStar

"Marrëveshje kartel", në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave - fillon hetimi

Tarifat e reja të energjisë për bizneset, Kurti: Prodhuesit vendor nuk do të mbeten të pambrojtur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Sa me sa është Interi" - Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

Shkencëtarët të habitur nga pamjet e papara të Tokës, duke ‘shpërthyer’ në të dyja anët e dy pllakave tektonike gjatë një tërmeti në Mianmar

"Marrëveshje kartel", në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave - fillon hetimi

Cilat janë sfidat e mëdha që e presin presidentin e ri të Rumanisë

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Heidelux – Hoteli shqiptar në Gjermani i ndërtuar nga familja Hoxha, dizajnuar nga Albed