33 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase (VIDEO)
Gati 40 nxënës shqiptar të Banjicës së Çashkës ende mësojnë në gjuhën maqedonase. Banorët thonë se premtime ka por realizime jo.
Abetarja u shpërnda dikur… u benë edhe foto në kohë kampanje politike….
E nga ajo kohë për fëmijët e Banjicës së Çashkës nuk u sigurua as mësues që do t’ua mësonte shkronjat në gjuhen shqipe e as shkollë nuk u ndërtua.
Afër 40 nxënës shqiptar, vetëm nga fshati Banjicë i Komunës së Cashkës, për të ndjekur mësimin në shkollën fillore “Todor Janev” çdo ditë duhet të udhëtojnë mbi 7 kilometra. Edhe pse transporti është i organizuar këto nxënës shqiptar nga klasa e parë deri në të nëntën mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase.
Banoret e këtij fshati thonë se shumë here është premtuar së do të ndërtohet shkolla dhe fëmijët do ndjekin mësimin në gjuhen shqipe por deri tani asgjë nga premtimet.
”Kryesorja tani për tani është shkolla, që ka afër 40 nxënës që shkojnë në Komunë të Cashkës”
Dhe në çfarë gjuhë vijojnë mësimin atje?
”Në gjuhë maqedonase , dhe nëse vjen shkolla këtu do të mësojnë shqip, ajo është mungesa më e madhe tani për tani. Premtime ka por kur do të behet nuk e dimë” – tha Xhafer Xhaferi, banor i Banjicës.
”Po mungon shkolla, dokumentet janë gati por kur do të filloje nuk e dimë, 33 nxënës janë nga fshati Banjicë, nuk ka nga pala maqedonase asnjë, prej në fillim ia nisë në klasë të parë mëson maqedonisht, gjuhen e vet do e harroje”
– U premtuan se do të realizohet kjo?
”Na premtoi kryetari i Komunës se do të bëhet, këtu vetëm shkolla mungon dhe rruga” – tha Samet Beqiri, banor i Banjicës
Ndryshe, vetëm në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës së Cashkes, sipas informatave zyrtare nga gjithsejtë 290 nxënës, 25% janë shqiptar që ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore