Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushit dhe Shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh pasi që të dy hodhën gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë dënim ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se ky dënim është i padrejtë dhe i papranueshëm, transmeton Telegrafi.
“Mbajtja në arrest shtëpiak e deputetëve që mbrojtën integritetin dhe sovranitetin e Republikës dhe lënia në liri e kriminelëve që me vite shkatërruan e po shkatërrojnë shtetin tonë, është pasqyra më e mirë e funksionimit të organeve të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Lexoni reagimin e plotë:
Dënimi me 30 ditë arrest shtëpiak për deputetin Driton Çaushi dhe Shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca, është veprim në vazhdën e aktivitetit autoritar të Qeverisë së Kosovës.
Si e tillë, kjo masë e caktuar ndaj deputetëve Çaushi e Konjufca është e padrejtë dhe e papranueshme, teksa në anën tjetër është tregues i panikut që e ka kapluar Qeverinë, e cila nuk po arrinë ta shtyejë përpara faljen e tokës së Kosovës.
Mbajtja në arrest shtëpiak e deputetëve që mbrojtën integritetin dhe sovranitetin e Republikës dhe lënia në liri e kriminelëve që me vite shkatërruan e po shkatërrojnë shtetin tonë, është pasqyra më e mirë e funksionimit të organeve të drejtësisë në Kosovë.
Këta pushtetarë që janë demaskuar me zë e figurë, që me çdo kusht duan t’i avancojnë përpara projektet e tyre antishtetrore e kriminale, me asnjë kusht nuk do të tolerohen që ta copëtojnë Republikën, herë duke falur territor e herë duke instaluar organizime sipas planeve shoviniste të Serbisë.
Prandaj, këtyre kriminelëve që janë instaluar në krye të shtetit me metoda kriminale, siç i është bërë me dije edhe më herët, iu përseritet prapë se burgosja dhe maltretimi nuk e ndalë dot përpjekjen për mbrojtje të Republikës. Rezistenca ndaj këtij pushteti do të jetë veç me e fuqishme dhe e pathyeshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend