29 vite më parë, në tri komunat shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc u mbajt Referendum për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, ku morën pjesë 98 për qind e shqiptarëve që jetonin atje.
Megjithëse ata arritën në mesin e shumë vështirësive ta bëjnë këtë referendum, gati 30 vite më vonë, shqiptarët që jetojnë në Serbi po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta, ku më i fundit është ai i pasivizimit të adresave.
Anëtari i Këshillit Komunal të Medvegjës, Muharrem Salihu gjatë një interviste për Telegrafin ka folur për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë.
“Në Medvegjë janë mbi 6 mijë shqiptarë që kanë ngelur pa dokumente dhe angazhimi ynë ka qenë në Medvegjë në mënyrë që ta shpëtojmë Bujanocin dhe Preshevën, gjë që me sa duket nuk kemi gjet akoma përkrahje të mjaftueshme”, tha Salihu.
Sipas Salihut, në Bujanoc ka filluar edhe ndërtimi i banesave kolektive, siç tha ai për të ndikuar në demografinë e atij vendi.
“Në Bujanoc po punohet në dy drejtime, njëri është tradicional, përmes pasivizimit klasik siç është bërë në Medvegjë dhe tjetri është shtimi i popullsisë, me përkatësi joshqiptare, në mënyrë që së paku në vitet e ardhshme të arrijnë sa më shpejt që të realizojnë ato që i kanë dizajnuar”, u shpreh Salihu.
Familje jo-shqiptare, siç rrëfeu Salihu kanë qenë të strehuara nëpër disa kampe në Bujanovc, kjo si parakusht për t’i strehuar pastaj në një vendbanim të përhershëm, në banesa kolektive, megjithëse theksoi se në Kuvendin Komunal të Bujanovcit shqiptarët ende e kanë shumicën dhe e ka miratuar ndërtimin e këtyre banesave kolektive.
I pyetur nëse ka pasur reagime nga Bashkimi Evropian, apo nga ambasadat e huaja në Serbi, për pasivizimin e adresave, ai tha se sa herë që e kanë diskutuar, kanë marrë reagime për mosreagimin e shtetit të Kosovës e Shqipërisë për këtë problem.

“Diskutimet e fundit, dhe jo vetëm, gjithmonë na tërhiqet vërejtja se pse nuk reagojnë Shqipëria dhe Kosova për këtë problem. Nuk është problemi se nuk duan të reagojnë ndërkombëtarët përveç disa këshillave që i marrin dhe i regjistrojnë ankesat tona nuk bëjnë, sepse këtë duhet ta nxiste për 20 vite Kosova, edhe pse Serbia faktikisht nuk e ka njohur Kosovën, por kjo nuk është arsye që Kosova të mos flas për shqiptarët në Serbi dhe në rastin më të keq të mos përdorte ata për baraspeshë që Serbia vazhdimisht i shtron, apo i sajon për pakicën serbe këtu në Kosovë”, theksoi Salihu gjatë intervistës për Telegrafin.
Janë vetëm tri komuna me shqiptarë në territorin e Serbisë, siç tha Salihu që janë lënë në mëshirën e fatit.
Ai përmendi një intervenim të ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj i cili vizitoi komunat e shqiptarëve në Serbi disa herë, e në praninë e të cilit u nënshkrua unifikimi i listës së përbashkët të partive politike shqiptare për të marr pjesë në zgjedhjet në Serbi.
Salihu theksoi se kërkesat e shqiptarëve në Serbi pavarësisht se nga kush janë të artikuluara duhet të jenë pjesë e dialogut.
“Sa i përket vizitës së Lajçak, pritshmëritë janë të mëdha, po shpresojmë se në horizont po shihet fundi i këtij dialogu maratonik, dhe së paku të konsiderohen kërkesat tona”, u shpreh Salihu gjatë intervistës për Telegrafin.
Ai tha se presin nga Bashkësia Evropiane që të anulohen të gjitha vendimet për pasivizim të adresave, të formohet një komision për verifikimin e shpopullimit të tri komunave shqiptare në Serbi dhe të diskutohet për një kthim të asistuar në mënyrë që të vendoset popullata në shtëpitë e veta, aty ku ka qenë, sepse kërkesat sipas tij janë të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Numër simbolik i protestuesve në veri, punonjësit komunalë nënshkruhen në listat e evidencës

Osmani takon kryeministrin britanik, deputetja Kearns: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës në të gjitha forumet

Zgjedhje të reja në veri? Cakolli: Presioni do të bie mbi palën serbe, duke e bërë të pamundur çfarëdo bojkoti nga Lista serbe

Gjykata Speciale, Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e Specializuar

Kërkesat e BE-së për tejkalimin e situatës në veri dhe telefonatat e Kurtit me amerikanët

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare