LAJMI I FUNDIT:

29-vjeçari ushtronte dhunë ndaj prindërve në Vlorë, arrestohet nga policia

29-vjeçari ushtronte dhunë ndaj prindërve në Vlorë, arrestohet nga policia

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë për veprën penale dhunë në familje.

Shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe është arrestuar në flagrancë.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia. /Telegrafi/