LAJMI I FUNDIT:

Më 28 prill protestohet në rrugën e Manastirit të Deçanit

Më 28 prill protestohet në rrugën e Manastirit të Deçanit

Drejtues të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë marrë vendim që më 28 prill nga ora 11:00 deri në ora 12:00, të protestojnë në mënyrë paqësore në rrugën e Manastirit të Deçanit.

Sipas një njoftimi të historianëve të Deçanit, ky vendim është marrë pas mos reflektimit të Qeverise se Republikës se Kosovës dhe kryeministrit Isa Mustafa për kontestin pronësor në mes qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”./Telegrafi/