0Shares

1990 ishte viti kur është hapur marketi i parë i Albit për të vazhduar më pas edhe me 4 hipermarkete të tjera dhe 9 markete të cilat vazhdojnë të jenë në shërbimin e konsumatorëve duke qenë të lokalizuara në pjesët më të frekuentuara të vendit.

Suksesi i marketeve Albi, nisi me një qëllim të qartë, që të jetë sa më afër konsumatorit, me produktet unike të cilat edhe e bëjnë të veçantë shërbimin ndaj tyre e gjithashtu me një staf të përgaditur në mënyrë profesionale, duke mos munguar suksesi për të vazhduar me hapjen e marketeve të reja pothuajse në çdo pjesë të qytetit.

Një nga produktet e sjellura në vend e që ka treguar një sukses të madh është çaji Albred.
Është e rëndësishme të përmendet se, suksesi i Albi Market-it gjithashtu është i bazuar në produktet e freskëta që i servohen konsumatorëve, si frutat, mishi i freskët, rreth 100 produkte nga furra, lloje të ndryshme të djathërave, si dhe peshqi të freskët që vijnë nga bregdeti shqiptar.

Pjesë e suksesit është edhe hapësira e madhe e hipermarketeve, niveli i pastërtisë, si dhe shkalla e lartë e shërbimit korrekt ndaj konsumatorëve.

Qëllimi kryesor i Albi -t është që të vazhdojë të zgjerohet dhe të jetë liderë i dyqaneve zingjirore në Kosovë. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast, është oferta që ju bën klientëve duke ofruar kualitet, çmime të përballueshme dhe konkuruese në treg.

Pikërisht për këtë, është bërë edhe oferta e cila fillon me 2 dhjetor dhe zgjat deri me 10 dhjetor duke dashur që edhe gjatë kësaj dite që është festë për ne, ta bëjmë festë edhe për ju të nderuar konsumatorë.

Ejani të festojmë së bashku ditëlindjen e 27 të Albi Market me çmime fantastike!

Artikull i sponzoruar

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)