LAJMI I FUNDIT:

25 vjet të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë

25 vjet të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë

25-vjetori i vendosjes se marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë, mblodhi në një ceremoni në Vatikan, klerikë dhe përfaqësuesit më të lartë të Kishës, të cilët hodhën dritë mbi historikun e kësaj marrëdhënie.

I ngarkuari me punë pranë Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti, tha se Shqipëria ka përjetuar një ndryshim të madh, ndërsa shtoi se nga lumturimi i 38 martirëve politika duhet të nxjerrë vlera.


Ndër të tjera, Zhiti foli për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar se në këto 25 vjet vendin tonë e kanë vizituar dy papë, kurse të gjithë presidentët e Shqipërisë demokratike, kryeministrat, ministrat, kryetarët e besimeve të ndryshme fetare kanë ardhur në Selinë e Shenjtë, janë mirëpritur nga vetë Papa dhe kujtoi vizitat zyrtare të suksesshme të Kryeministrit Edi Rama dhe të Ministrit të Punëve të Jashtëm, Ditmir Bushati, takimet e tyre me Atin e Shenjtë dhe homologët.

Edhe Dom Marjan Paloka, anëtar i Famullisë Fiesole të Firences, i vlerësoi 38 martirët shqiptarë të diktaturës komuniste.

“Universalizmi katolik nuk ishte në dëm të kombëtarisë së tyre. Prandaj nëse këta martirë kanë ditur të bashkojnë së bashku universalen, lokalen dhe konkreten, atëherë dhe Shqipëria që sot detyrimisht shikon drejt universales pas një periudhe të gjatë të mbyllur duhet të mësojë nga sakrifica e këtyre martirëve për të ditur të kujdeset njëkohësisht për të dyja gjërat: marrëdhënien me botën, universalen dhe për rritjen dhe zhvillimin e vendit, konkreten dhe lokalen”, tha ai.

Në këtë event mori pjesë dhe ministri i Jashtëm i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit Arqipeshkopi Paul Richard Gallagher, i cili tha se nga Shqipëria sot shohim sinjale shprese, besimi e bamirësie, transmeton KosovaPress.

25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë e Selisë së Shenjtë përkon me një vit të veçantë për Shqipërinë, gjatë të cilit bamirësja shqiptare Nënë Tereza u shpall Shenjt.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori