LAJMI I FUNDIT:

25 vite Maqedoni e pavarur -Çfarë mësuam për ekonominë e Maqedonisë, si më tutje?

25 vite Maqedoni e pavarur -Çfarë mësuam për ekonominë e Maqedonisë, si më tutje?

Në Shkup u mbajt konferenca ”25 vite Maqedoni e pavarur -Çfarë mësuam për ekonominë e Maqedonisë, si më tutje?”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i konferencës është përcaktimi i vijave të kuqe ekonomike që do të jenë parësore për një afat më të gjatë dhe si vendi të vazhdojë më tutje në 25 vitet e ardhshme.


Në konferencë u tha se shumë pak kompani të vendit eksportojnë mallrat e tyre jasht, ndërkaq shumë vështirë hapen kompani eksportuese, prandaj pjesëmarrësit thanë se vendi ka nevojë për kompani të huaja që ta bëjnë një gjë të këtillë.

Por, duhet patjetër të dihet se çfarë fiton Maqedonia e çfarë humb nga investimet e huaja në vend./Telegrafi/