LAJMI I FUNDIT:

25 Maji – Dita ndërkombëtare e Tiroides

25 Maji – Dita ndërkombëtare e Tiroides

Kjo ditë shënohet qysh prej 12 vitesh e iniciuar fillimisht nga Asociacioni Evropian dhe Amerikan i Tiroides dhe më pas nga Asociacioni Aziatik dhe Latino-amerikan

Ass.dr. Merita Emini Sadiku, dr.sci
Interniste-endokrinologe-diabetologe
tel: 044 660 900


Shënimi i kësaj dite ka të bëjë me ndërgjegjësimin e popullatës për sëmundjet e tiroides, rëndësinë vitale të kësaj gjëndre për trupin e njeriut.

Duke qenë në kohë të pandeminë COVID 19, aktivitet për shënimin e kësaj dite janë ndërpre në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se rëndësia e saj është zbehur.

Pacientët me sëmundje të tiroides shpesh humbin kohë, në adresa të gabuara të profileve të ndryshme shëndetësore duke pasur parasysh që shenjat dhe simptomat e sëmundjeve të tiroides janë shumë të ndryshme pasi që prekin sisteme dhe organe të ndryshme të trupit.

Aktualisht sëmundjet e tiroides janë shkaktarët kryesorë të infertilitetit (pamundësisë së mbetjes shtatzëne) atëherë kur shkaktarët gjinekologjik janë përjashtuar. Dhe, shkaku kryesorë nga këto sëmundje është hipotireoza apo tiroiditi kronik Hashimoto.

Sot sëmundjet e tiroides janë më të shpeshta kjo bazuar në ndërgjegjësimin më të madh të popullatës dhe stafit mjekësorë që më herët I identifikojnë këto shqetësime dhe i referojnë rastet tek ne, endokrinologët.

Në vendin tonë qoftë në sektorin publik qoftë në atë privat shëndetësorë ofrohen të gjitha kushtet për diagnostikim dhe trajtim të mirëfilltë profesional përveç mungesës së trajtimit me radiojod terapi.

Sëmundjet e tiroides nuk zgjedhin moshë e gjini.

Më të dhimbshme janë rastet, që fatmirësisht janë të rralla, kur fëmijët lindin pa gjëndër tiroide dhe nuk diagnostikohen me kohe. Mjekimi me hormone te tiroides tek këto foshnje është urgjent sepse në të kundërt pëson zhvillimi i trurit duke shkaktuar retardime të rënda mendore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori