Përmes titullit patët mundësi me kuptu se për çka është fjala! Bëhet fjalë pikërisht për konceptin më të ri të ushqimit dhe pastiqerisë që i ka munguar kryeqytetit.

Mama’s Hood vjen në lagjen Qëndresa për t’iu ofruar qytetarëve mbi 25 lloje të picave me përbërës që vijnë direkt nga Italia për ta përjetuar shijen e vërtetë të picës, aty ku edhe ka origjinën vet pica!


E për ta bërë sa më unike, Mama’s Hood përdor edhe furrat speciale italiane që janë të vetmet në rajon.

rsz 256924312 296641912322829 2235396957389903817 n

Emri i restorantit mbanë emrin e nënës, e nëna nuk gatuan vetëm pica. Një shumëllojshmëri ushqimesh mund t’i gjeni në këtë restorant, duke përfshirë ushqime speciale Maxi Panino, ëmbëlsira, biftekë, e plot tjera.

E veçanta e këtij restoranti është se menaxhohet dhe drejtohet nga një nënë, Edita Loxha.

Siç thotë Loxha për Telegrafin, sfidat e ndërmarrëses femër janë tejet të mëdha për të hapur biznes të ri, por ajo ka arritur ta realizojë ëndrrën e kamotshme me përkrahjen e familjes, burrit, shoqërisë.

Gjithashtu tradita familjare në industrinë e gastronomisë i ka ndihmuar Edita Loxhës që ta sjell një koncept të përsosur të ushqyerjes në kryeqytet.

Mama’s Hood ju fton të gjithëve ti provoni dhe shijoni ushqimet e shijshme në këtë ambient të veçantë.

Adresa: Lagjja Qëndresa - PrishtinëNr. kontaktues: +383 48 800 066Instagram: www.instagram.com/mamashoodpr