24 lidhje të paautorizuara të ujit zbulohen brenda një jave

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë zbuluar gjithsej 24 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave.
Sipas kompanisë, numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prizren, me 21 lidhje, ndërsa 2 raste janë zbuluar në Suharekë dhe 1 në Malishevë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj rasteve të lidhjeve të paautorizuara do të ndërmerren masat përkatëse.
Nga kompania kanë theksuar se këto veprime synojnë mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
43 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































