KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit, me asistencën e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar aksion gjatë ditës së sotme në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.


“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ po vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit”, thuhet në njoftim.

Kompania ka bërë të ditur se aksioni synon rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit.

“Ky aksion është pjesë e masave të ndërmarra për rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit”, thuhet më tej.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në ditët në vijim, në të gjitha njësitë e kompanisë.

“Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë e Kompanisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/