Ndërpritet furnizimi me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në stacionin “Pusi i Atit”, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të Suharekës.
Pa ujë kanë mbetur konsumatorët në qytetin e Suharekës dhe në fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.
Sipas njoftimit të kompanisë, furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet rreth orës 15:00.
Pas rikthimit të energjisë elektrike dhe vënies në funksion të pompave, pritet të fillojë edhe rikthimi gradual i furnizimit me ujë të pijshëm.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































