KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj gjatë javës së kaluar kanë evidentuar 9 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë.

Sipas njoftimit, në Prizren janë identifikuar shtatë lidhje të paautorizuara, ndërsa në Suharekë dy të tilla.


Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe do të ndërmarrë masa ndaj rasteve të lidhjeve të paautorizuara, me qëllim mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe garantimin e trajtimit të barabartë për të gjithë konsumatorët.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin ta përdorin në mënyrë të ligjshme dhe racionale. /Telegrafi/