LAJMI I FUNDIT:

“24.09” në Zveçan shkruhen grafite që lidhen me sulmin në Banjskë

Grafite të reja janë parë të martën në komunën e Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se në këto grafite është shënuar data “24.09”.

“Një datë është shkru ‘24.09’. Nuk është iniciuar rast”, ka thënë ai.

Kujtojmë se me 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Kalo në kategori