LAJMI I FUNDIT:

23 Vjetorin e kompanisë Al Trade e feston me çmimin e artë për 2022 dhe me zhveshjen e 23 fanellave gjatë zhonglimit, për të thyer rekordin Guinness

Me një punë të palodhshme, angazhim dhe profesionalizëm në fushën e projektimit dhe ndërtimtarisë, Al Trade ka lënë gjurmë për 23 vjet në këtë fushë.

Duke ndërtuar objektet dhe komplekset më të mira banesore në vend të cilat janë bërë në përputhje me standarde evropiane, Al Trade ka plotësuar kriteret e çdo klienti për të jetuar në lumturi dhe rehati të plotë.

Për nder të 23 vjetorit të kompanisë në bashkëpunim me Agim Agushin, që ka thyer rekorde të të zhonglimit dhe e gjithë Prishtina krenohet me të, festa do të bëhet me zhveshjen e 23 fanellave duke zhongluar, për të thyer rekordin Guinness.

Me rastin e kësaj ngjarje u pronocuan edhe Artan Ramaj – Menaxher i marketingut në Al Trade, i cili shprehu falenderimet e tij më të sinqerta karshi të gjithë bashkëpunëtorëve ndër vite, klientëve, institucioneve, komunës, dhe stafit që kanë kontribuar përgjatë këtij rrugëtimi.

Gjithashtu edhe për ndarjen e çmimit të artë për vitin 2022, nga Ragip Qorri.

Falenderues u shpreh edhe Agim Agushi i cili mbështetë kompaninë për 23 vjetorin me 23 zhveshje të fanellave duke zhongluar, atij madje i’u nda edhe një çmim.

Al Trade vazhdon që çdo ndërtim të tij në secilën metër katror ta zhvilloj me profesionalizëm dhe dashuri, e gjithashtu mbetet zgjedhja e parë për përzgjedhjen e vendbanimit.

KLIKO KËTU PËR TA SHIKUAR OFERTËN

Artikull i sponzorizuar